Fshehje pasurie, shpenzimet për arsimimin jashtë vendit shtyjnë gjyqin ndaj Llallës
Duhet të niste sot gjykimi në themel ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla por seanca u shty pasi SPAK ka ankimuar heqjen nga dosja të shpenzimeve për arsimimin e një prej fëmijëve jashtë vendit.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka ankimuar në Apel vendimin që çoi në gjykim dosjen me të pandehur ish-Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla. SPAK kundërshton heqjen nga dosja të një prej shpenzimeve të hetuara të ish-Kryeprokurorit.
Më konkretisht, bëhet fjalë për mosdeklarimin e saktë nga Llalla të shpenzimeve për shkollimin e një prej fëmijëve jashtë vendit, për të cilën ai ka marrë gjobë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë. Në lidhje me këtë rast, gjykata ka vlerësuar se përderisa ndaj Llallës është ndërmarrë një masë administrative, nuk mund të procedohej penalisht për këtë moment.
Mirëpo në këtë linjë mendimi nuk është prokurori i çështjes Klodian Braho, i cili i është drejtuar Apelit të Posaçëm për të kundërshtuar qëndrimin e gjyqtares paraprake. Ankimimi i kësaj pike ka bërë që të shtyjë edhe seancën ndaj Llallës, e cila ishte caktuar për t’u mbajtur gjatë kësaj së marte.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e SPAK për dërgimin në gjyq të ish-kryeprokurorit më 19 nëntor ndërsa në sekuestro i janë vënë edhe pasuritë, një apartament në Durrës dhe sipërfaqe të konsiderueshme tokash.
Llalla do të ulet në bankën e të akuzuarve për akuzën e “fshehjes dhe mos deklarimit të pasurisë”, kryer në tre raste, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim nga gjobë deri në 3 vite burg.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta