Bashkurti: Rrëzimi i qeverisë “Kurti” akt antidiplomatik, marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë halucinacion
Lisen Bashkurti, dekan i Universitetit “Epoka”, e cilëson vitin 2020 si vit të humbur për Kosovën, por që mbyllet me një lajm të mirë siç është vendimi i Gjykatës Kushtetuese që rrëzon qeverinë “Hoti”. Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare tha se, “rënia e qeverisë ‘Kurti’ ishte një nga padrejtësitë më të mëdha, ishte një nga aktet më de legjitime, më antidemokratike dhe bile dhe anti diplomatike pasi pati ndërhyrje të ambasadorit Grenell”.
Kjo lëvizje shtoi profesor Bashkurti “ishte një lëvizje aspak e dobishme për Kosovën” pasi solli si rezultat një qeveri të dobët dhe “gjërat shkuan në rënie të lirë”. Por ai nënvizon se pas kësaj “grope të zezë”, zhvillimi pozitiv është vendim i Gjykatës Kushtetuese që i jep fund “kësaj vdekje të pafund” dhe hap rrugën “për të legjitimuar institucione të reja”.
“Viti 2020 pati dështim të mëdha në politikën e Jashtme dhe diplomaci, u bënë makinacione të shumta diplomatiko-politike duke injoruar institucionet kryesore, parimet kryesore kushtetuese dhe aktorët kryesorë. Gjithçka u anashkalua sikur do të vinim në vitin zero, ky ishte një vit shumë i rrezikshëm për Kosovën”, shprehet ai.
“Marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë po ta shikosh në tërësi dhe ta krahasosh me tekstet dhe marrëveshjet ndërkombëtare është një halucinacion në vetvete, është një amalgama e përzierë parimesh me projekte, me pragmatizma me iniciativa të përziera. Ashtu siç është nuk mund të hyjë kurrë në funksion do të duhet të shoqërohet me akte nënligjore dhe ndoshta ndryshime kushtetuese për ta funksionalizuar”, shtoi z. Bashkurti.
Ndiqni të plotë debatin:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet