Deputetja Ganimete Musliu: Enver Hoxhaj? Jo, PDK s’e ka caktuar ende kandidatin e saj për kryeministër
Pavarësisht opinioneve dhe publikimeve në media, Partia Demokratike e Kosovës nuk e ka ende të caktuar kandidatin e saj për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
E ftuar në Euronews Albania për të diskutuar situatën aktuale pas rrëzimit nga Gjykata Kushtetuese të qeverisë së Avdullah Hotit, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu theksoi se nuk ka asgjë të konfirmuar ende dhe se brenda javës, pas mbledhjeve të strukturave të partisë, kandidati do të njoftohet për mediat.
Musliu e konsideroi të pakonfirmuar lajmin e rrjedhur më herët në media se Enver Hoxhaj do të jetë kandidati për kryeministër.
“Thashë nuk është e aprovuar, jo se nuk do të jetë Hoxhaj kandidati ynë, pasi e them sërish, se PDK nuk është parti individësh por me struktura që funksionojnë, sot kemi zhvilluar mbledhje për këtë temë, ndërsa më tej do të jetë edhe kryesia” – u shpreh Musliu duke këmbëngulur se nuk ka asgjë zyrtare, pavarësisht ndërhyrjeve nga studioja se kandidati do të jetë ish-ministri i Jashtëm Hoxhaj.
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli është në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Hagës përballë akuzave për krime gjatë Luftës së Kosovës dhe për këtë ka pasur mëdyshje se kush mund të jetë kandidatura.
Në emisionin Ilva Now të gazetares Ilva Tare, Musliu e komentoi këtë çështje përballë një paneli ku të ftuar ishin Lisen Bashkurtin, Jeta Krasniqin, Franko Egron dhe Elvis Hoxhën.
Krasniqi nga Instituti i Demokratik i Kosovës tha se në përgjithësi rrëzimi i dy qeverive brenda një viti në Kosovë nuk është lajm i mirë për demokracinë, mirëpo ajo theksoi se pozitive për funksionimin e shtetit është se Gjykata Kushtetuese tregoi disa parime të drejta, se ligji është i barabartë për të gjithë, qoftë dhe qeverinë, qartësoi faktin se kushdo që është dënuar për vepra penale nuk mund të jetë deputet dhe saktësoi se vendimet e qeverisë së Avdullah Hotit do të mbeten në fuqi.
Ndërkohë sipas gazetarit të Euronews Albania, Franko Egro, vendimi i Gjykatës Kushtetuese shënon fillimin e fundit të krizës politike në Kosovë. Egro e argumentoi këtë me faktin se Lëvizja Vetëvendosje ishte e vetmja parti që kërkoi që në fillim zgjedhjet e përgjithshme si “zgjidhje për krizën politike që diktoi rrëzimi i qeverisë së Albin Kurtit”.
Ndiqni të plotë debatin:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta