Kosova në zgjedhje, gazetari Franko Egro: Pyetja kryesore është a do ketë koalicione
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka çuar Kosovën sërish drejt zgjedhjeve parlamentare, një nga dilemat kryesore për zhvillimet politike mbetet nëse në këto zgjedhje do të ketë koalicione – ose së paku deklarime për të tilla – mes partive.
Duke analizuar këtë situatë gazetari i Euronews Albania, Franko Egro tha se tashmë zgjedhjet e ardhshme në Kosovë do të jenë tërësisht politike pasi kandidatëve dhe partive në garë do t’u duhet të rishikojnë dhe matin mirë retorikën e tyre në fushatë pasi zgjedhjet mund të mos u garantojnë atyre numrat e nevojshëm për të qeverisur të vetëm.
Egro u nis nga përvoja e fundit e Lëvizjes Vetëvendosje e cila u detyrua të formojë një koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës, e më pas të bjerë nga drejtimi i vendit në një moment ku retorika e së shkuarës acaroi marrëdhëniet e koalicionit.
“Tashmë udhëheqësit politikë do të duhet t’i masin mirë deklaratat e tyre pasi pas zgjedhjeve mund t’u duhet që të ndajnë qeverinë me ato të cilët ata kanë sulmuar,” – u shpreh Egro.
Ai beson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta çuar Kosovën në zgjedhje me shumë gjasë “do të shënojë fillimin e fundit të krizës politike”.
“Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, ndoshta shënon edhe fillimin e fundit të krizës politike. Ne e kemi diskutuar edhe herë të tjera, që ka qenë vetëm LVV që kërkonte me insistim dhe këmbëngulje zgjedhje të pakohshme.Të gjitha forcat e tjera e kanë përmendura zgjedhjet, por jo me kaq nerv sa VV”, tha ai.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gazetari Franko Egro shton se Kosova do të arrijë të zhvillojë zgjedhje politike të mirëfillta. Sa i takon pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosjes se do të marrë mbi 50% të votave në zgjedhje, gazetari u shpreh se ky pretendim duket më tepër optimist seç duhet.
“Tani Kosova futet në zgjedhje politike të mirëfillta, ku secila parti do të masë veten. VV pretendon se do të marrë mbi 50% të votave, por në këndvështrimin tim, duket pak më shumë optimist seç duhet”, tha ai.
Ndërkohë Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës i shtoi kësaj analize faktit se në përgjithësi zgjedhjet parlamentare nuk e kanë garantuar mirëfilltazi zgjidhjen e krizës politike. Ajo kujtoi se aktualisht Kosova nuk ka President dhe do të duhet shumicë e cilësuar prej parlamentit të ardhshëm që të zgjidhet një President i ri e të shmanget përfundimi në zgjedhje të tjera në rast se nuk gjendet një kompromis apo shumicë.
Ndiqni të plotë debatin:
Lexoni gjithashtu:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq