Gazetari Franko Egro: Kosova tani futet në zgjedhje politike të mirëfillta

22 Dhjetor 2020 | 19:05

Drejtuesi i emisionit “Balkan Talks” në Euornews Albania beson se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ta çuar Kosovën në zgjedhje me shumë gjasë “do të shënojë fillimin e fundit të krizës politike”.  

“Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, ndoshta shënon edhe fillimin e fundit të krizës politike. Ne e kemi diskutuar edhe herë të tjera, që ka qenë vetëm LVV që kërkonte me insistim dhe këmbëngulje zgjedhje të pakohshme.Të gjitha forcat e tjera e kanë përmendura zgjedhjet, por jo me kaq nerv sa VV”, tha ai.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gazetari Franko Egro beson se Kosova do të arrijë të zhvillojë zgjedhje politike të mirëfillta.

Sa i takon pretendimeve të Lëvizjes Vetëvendosjes se do të marrë mbi 50% të votave në zgjedhje, gazetari shtoi se ky pretendim duket optimist më shumë seç duhet.

“Tani Kosova futet në zgjedhje politike të mirëfillta, ku secila parti do të masë veten. VV pretendon se do të marrë mbi 50% të votave, por në këndvështrimin tim, duket pak më shumë optimist seç duhet”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021