Blendi Fevziu: Enver Hoxha e bastardoi çështjen e Kosovës ndërkombëtarisht

22 Dhjetor 2020 | 19:11

Drejtuesi i emisionit “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu gjatë intervistës së dhënë për “Ilva Now” duke folur për marrëdhënien Shqipëri-Kosovë evidentoi dy probleme që vëren në sjelljen e klasës politike në Prishtinë për çështjen e bashkimit kombëtar.

Gazetari i njohur tha se, Shqipëria nuk e përdor Kosovën për të ushtruar presion tek Bashkimi Evropian dhe as anasjelltas por ai bëri fajtor klasën politike në të dy vendet për mungesën e një bashkimi kombëtar pa një vendim politik por me bashkërendimin e politikave. Z. Fevziu tha se ende në Kosovë ekziston një problem lidhur me ndihmën e Shqipërisë pasi shumë prej shqiptarëve të Kosovës janë ithtarë të Enver Hoxhës duke e konsideruar atë si mbrojtës të çështjes së bashkimit kombëtar.

“Ka dy probleme që personalisht nuk i pëlqej në Kosovë tek klasa politike; nuk mund të jesh edhe ithtar i Enver Hoxhës edhe të kontestosh sjelljen e Shqipërisë pas vitit 1990 të thuash nuk e ka ndihmuar Kosovën sepse në qoftë se është një ndihmë që ka marrë Kosova është politika pas vitit 1990, e cila e ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës, e evidentoi dhe e mbështeti në raport me Enver Hoxhë që ka bërë një nga bastartizimet më të mëdha të problemit të Kosovës ndërkombëtarisht, i cili e konsideroi të mbaruar praninë e Kosovën nën Jugosllavi dhe nuk ka bërë asnjë ndihmë në përjashtim të disa fjalimeve.

E dyta dhe këtu e kam me znj. Osmani, nuk është ndarja e shqiptarëve trau i Rrugës së Kombit, i cili mund të jetë një tra i shtrenjtë apo i lirë, kjo është një çështje që mund të diskutohet. Mund të jetë nesër një tra në autostradën e Kosovës pasi ju shihni atje që janë të vendosura “pagatore”. Trau që ndan shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës është trau i politikanëve, të cilët defaktorizimin e tyre në një hapësirë më të madhe e konsiderojnë fatal dhe tentojnë të jetojnë në hapësirat e tyre më të vogla. Pra nëse ka një përgjegjëse për mos rakordimin e politikave janë protagonizmat politike të Prishtinës dhe Tiranës. Sondazhet janë pro bashkimit kombëtar por të vetmit që flasin ndryshe  dhe veprojnë ndryshe janë politikanët”, u shpreh z. Fevziu.

Ndiqni intervistën e plotë:

Lexoni gjithashtu:

Blendi Fevziu: Qeverisja Kurti-Osmani e realizueshme nëse ajo ‘çan’ LDK-në

Kosova në zgjedhje, Blendi Fevziu: Problem fakti që s’ka parti që fiton dhe qeveris

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021