Mbërrijnë vaksinat në Serbi, mjeku Salihu: Dozat e para për të moshuarit
Në Serbi kane mbërritur dozat e para të vaksinës Pfizer. Një gjë të tillë e ka konfirmuar gjatë një lidhje direkte me Euronews Albania edhe Driton Salihu, drejtor në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë. Ai u shpreh se rreth 4800 doza do të shpërndahen dhe do të përdoren për të moshuarit.
Driton Salihu theksoi se aprovimi për përdorim emergjent I është dhënë vetëm vaksinës së partnerëve Pfizer dhe BionTech, ndërsa vendi po teston edhe vaksinën ruse.
Z. Salihu bëri me dije se ndër personat e pare që do të vaksinohen, përveç të moshuarve, do të jenë edhe stafet e shëndetësisë, policia dhe ushtria serbe.
Për mbërritjen e vaksinave u zotua përpara dy ditësh presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili shprehu vendosmërinë se Bashkimi Evropian nuk do ta pengonte këtë procedurë. Ndërkohë në vendet e BE pritet ta fillojë vaksinimi në datën 27 dhjetor.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet