Zgjedhjet në Kosovë, deputetja e AAK-së: Mund të zhvillohen në fund të janarit ose javën e parë të shkurtit
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, zonja Time Kadrijaj deklaroi në Euronews Albania se zgjedhjet mund të mbahen në fund të janarit ose në fillim të shkurtit.
“Ne do të shkojë në dakordësi me të gjitha subjektet politike. Kemi një afat kohor kushtetues që tregon qartë se kur dihet të mbahen zgjedhjet e lira. Ushtruesja e detyrës së presidentit po vazhdon konsultimet me partitë parlamentare, besoj që sot do i përfundojë këto diskutime dhe do të caktohet se cila është data e zgjedhjeve. Me afatet kushtetuese, fundi i janarit ose java e parë e shkurtit.”, u shpreh ajo.
Deputetja nënvizoi më tej se Haradinaj do të jetë udhëheqës i listës së AAK-së.
“Zoti Haradinaj e kemi kryetar të partisë dhe ai do të jetë udhëheqësi i listës së AAK-së”, tha ajo më tej.
Sa i përket koalicioneve parazgjedhore, zonja Kadrijaja u shpreh: “Në ditët e vazhdim do të shohim se kush do i bashkohet listës së AAK-së. Por, për një koalicion të mundshëm ende nuk kemi diskutuar”.
Lexoni gjithashtu:
Albin Kurti pas takimit me Osmanin: Zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejt
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta