21 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, tetë personalitetet që mbajtën postin e kryeministrit
Janë bërë 21 vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
Që nga ajo kohë Kosova ka pasur tetë kryeministra.
Pas përfundimit të luftës në Kosovë në qershor të vitit 1999, Kosova u drejtua nga qeveria e Përkohshme, ku detyrën e kryeministrit e ushtroi Hashim Thaçi.
Për herë të parë pas luftës zgjedhjet e para demokratike u mbajtën në vitin 2001.
Pas këtyre zgjedhjeve parlamentare partia e parë doli LDK-ja e udhëhequr në ato kohë nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.
Pas tre muajve bisedime, më 4 mars të vitit 2002 kryeministër i Kosovës u zgjodh Bajram Rexhepi nga PDK-ja. Ai ushtroi postin e kryeministrit të Kosovës deri më 3 dhjetor 2004.
Në vitin 2004 u mbajtën zgjedhjet e radhës, ku sërish forcë e parë doli LDK. Pas këtyre zgjedhjeve ish-presidenti Rugova beri koalicion me AAK-në, dhe postin e kryeministrit ia dorëzoi Ramush Haradinajt.
Haradinaj në këtë periudhë qeverisi vetëm 100 ditë duke qenë se u ftua nga Tribulani i Hagës si i akuzuar për krime lufte.
Më 25 mars 2005 kryeministër i Kosovës zgjidhet Bajram Kosumi i cili nuk arriti të qeverisë plotësisht një vit. Ai ishte kryeministër deri më 10 mars 2006.
Më 10 mars 2006 kryeministër i Kosovës zgjidhet Agim Çekut. Ai arriti të qëndrojë në detyrë për afro dy vjet, deri më 9 janar 2008.
Më 9 janar 2008 postin e kryeministrit e merr Hashim Thaçi deri më 17 shkurt 2008 në ditën kur Kosova shpalli Pavarësinë e saj.
Ai rizgjidhet si kryeministri, post të cilin e mban deri më 9 dhjetor 2014, duke u bërë dhe kryeministri me jetëgjatë.
Pas zgjedhjeve të mbajtura në vitin 2014, më 9 dhjetor të këtij viti kryeministër i ri i Kosovës zgjidhet Isa Mustafa. Mustafa qeverisi vendin për tri vjet deri më 9 shtator 2017, në koalicion së bashku me PDK-në.
Më 9 shtator 2017 në postin e kryeministri rikthehet Ramush Hardinaj. Në 2019 ai jep sërish dorëheqjen pas një ftese të ardhur nga Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë. Haradinaj qëndron në detyrë deri më 3 shkurt 2020.
Pas zgjedhjeve që u mbajtën më 6 tetor 2019, më 3 shkurt të vitit 2020, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje zgjidhjet kryeministër i Kosovës. Kurti pas 50 ditëve qeverisje u shkarkua nga Kuvendi i Kosovës pas mocionit të iniciuar nga partneri i tij i koalicionit LDK. Kurti e vazhdoi mandatin e tij si kryeministër në detyrë deri më 3 qershor 2020.
Më 3 qershor 2020, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryeministër Avdullah Hotin nga LDK-ja, pasi kjo parti bëri koalicion me AAK-në, Nisma Socialdemokrate, Listën Serbe dhe minoritete e tjera.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet