BBC publikon pamjet, autokolona e Wagner rrugës drejt Moskës
Ekipi i BBC ka verifikuar një video që tregon një autokolonë të Wagner me automjete të armatosura që udhëtojnë në autostradën M4, e cila lidh qytetin e Voronezhin me Moskën përmes rajonit të Lipetsk.
Fotografia e mësipërme e publikuar nga BBC është marrë nga video-ja e siguruar prej tyre.
Guvernatori i rajonit të Lipetsk u ka kërkuar banorëve të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin udhëtimet, qoftë me automjete publike apo me transport publik.
Autoritetet rajonale në Lipetsk kanë thënë se të gjitha shërbimet e autobusëve në rajon janë anuluar deri në një njoftim tjetër.
Voronezh është një nga dy qytetet, përfshirë Rostov-on-Don, më në jug, të cilat pretendohen që janë marrë nga mercenarët e Ëagner.
Dyshohet se marrja e kontrollit të Rostovit, është bërë me qëllimin që të ndërpritet linja e furnizimit për të gjithë ushtrinë ruse në Ukrainë, duke bërë që ushtria të mbetet peng i Prigozhinit.
Ekspertët pohojnë se Wagner është i pajisur me armatime nga ushtria ruse për muaj të tërë, duke rritur ndjeshëm fuqinë e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta