Juventus pëson humbjen e parë në Serie-A, Fiorentina i mund 3-0

23 Dhjetor 2020 | 07:49

Nuk ka shkuar aspak mirë ndeshja e javës së 13 në Serie-A për Juventusin. Bardhezinjtë u mposhtën nga Fiorentina në shtëpi me rezultatin 3-0. Një ndeshje e gjitha në malore për të ashtuquajturën “Zonja e Vjetër” që përveçse pësoi gol që në minutën e tretë të ndeshjes u desh që për pjesën më të madhe të kohës të luante me 10 futbollistë pasi Cuadrado u ndëshkua me karton të kuq.

Një disfatë e rëndë për bardhezinjtë që e shohin veten në vendin e katërt të renditjes në kampionatin italian, një pozicion, i cili zor se është parë vitet e fundit nga kjo skuadër.

Për ta kjo ishte humbja e parë në këtë sezon të kampionatit italian. Në fakt përpos disfatës përballë Fiorentionës, Juventusi humbi edhe 3 pikë të tjera pasi Kolegji i Garancisë Sportive në Itali hodhi poshtë vendimet e Gjykatës Sportive pranë Federatës Italiane dhe asaj të Apelit që  vendosën fitoren 3-0 të tyre në tavolinë përballë Napolit. Këta të fundit nuk udhëtuan drejt Torinos ditën e ndeshjes pasi Agjencia Shëndetësore nuk u dha aprovimin për këtë udhëtim pasi dy futbollistë napolitanë patën rezultuar pozitivë me Covid.

Tashmë që fitorja në tavolinë e kampionëve u shfuqizua, i takon Ligës së Serie-A që të gjejë një datë të lirë për të caktuar zhvillimin e sfidës, që tani do të klasifikohet si e prapambetur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026