Kosova në zgjedhje, deputeti i LDK-së Faton Bislimi thirrje për bashkim
Në një intervistë për Euronews Albania, Faton Bislimi, deputet i LDK-së tregoi se nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese e Kosovës merr vendime të tilla për rrëzimin e një qeverie dhe krijimin e një të reje.
Ai apeloi për një kohezion të brendshëm me shpresën që të gjendet gjuha e përbashkët, në të mirë të vendit.
“Jemi në një realitet të ri politik që kërkon që vendi të shkojë në zgjedhje. Lidhja Demokratike e Kosovës ka qenë e gatshme për opsionin e zgjedhjeve edhe sikur Gjykata Kushtetuese të vendoste ndryshe,” – u shpreh Bislimi.
Sipas tij opsioni i zgjedhjeve ka qenë shumë real edhe para vendimit të Kushtetueses.
Pyetur për ndikimin që pati në elektoratin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, largimi i Vjosa Osmanit apo mosmarrëveshjet me Lëvizjen Vetëvendosje, deputeti Bislimi mbajti një qëndrim pozitiv.
“Unë besoj se dhe znj. Osmani dhe të gjithë ata që mendojnë se është koha dhe momenti t’ia kthejnë shpinën LDK-së i bëjnë më shumë dëm Kosovës sesa i sjellin të mira,” – tha Bislimi.
Ai nuk la pa sqaruar se Osmani është shkarkuar nga pozicioni i nënkryetares së partisë dhe nuk është përjashtuar, vendim ky që personalisht deputeti nuk e ka mbështetur asnjëherë.
“Nuk dua të shfajësoj as LDK-në as znj. Osmani por dua të them që edhe lidershipi aktual i LDK-së edhe znj. Osmani do t’i bënin nderin më të mirë Kosovës sikur të gjenin gjuhën e përbashkët në sfidën e radhës që ka Kosova,” – u shpreh deputeti duke nënvizuar se sfida e një shteti të tërë është shumë më e rëndësishme se sfida e një politikani si individ.
Sipas tij dallimet mes partive në Kosovë nuk janë aq të mëdha sa për teka personale të dikujt të viktimizohemi si shtet dhe si shoqëri.
Ndër të tjera nuk u la pa përmendur dhe humbja e bastionit të Podujevës, një kosto e lartë politike, të cilën e pranoi dhe vetë Bislimi.
“Ndaj theksova se reflektimi brenda partisë tonë është i domosdoshëm. Kjo nuk nënkupton që për shkak të një humbje që kemi pësuar tashmë në Podujevë ne duhet të zbehim apo të mos llogarisim sukseset që kemi pasur deri dje në Podujevë,” – tha deputeti.
Ai e konsideroi humbjen e bastionit si një alarm pozitiv që LDK-ja të rimësojë, të reflektojë dhe të ribrendohet politikisht.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta