Shkodër, dyshohet se qëlluan me armë në drejtim të lokalit të efektivit, shpallen në kërkim 4 persona

23 Dhjetor 2020 | 09:38

Policia e Shkodrës ka identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes së djeshme në fshatin Drobraç, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të lokalit të efektivit të “Shqiponjave”, Alfred Pjetri.

Mësohet se në kërkim janë shpallur Orlando dhe Bardhok Planaj, Rivaldo Planaj dhe Mirsad Shpellza.

“Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit: R. P., O. P., B. P. dhe M. Sh.

 Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit të shtetasit A. P., banues në fshatin Dobraç, Shkodër. 

Vijon puna intensive për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Incidenti ndodhi rreth orës  21:10 të mbrëmjjes së djeshme, ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. 

Lexoni gjithashtu:

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, qëllohet mbi lokalin e efektivit të “Shqiponjave”

 
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026