Messi thyen rekordin e Peles, bëhet futbollisti me më shumë gola për një klub të vetëm

23 Dhjetor 2020 | 10:14

Goli i shënuar përballë Valladolid-it të martën ishte mjaft i veçantë për Lionel Messin, i cili theu rekordin e legjendës brazilianë Pele për sa i takon golave të realizuar me një klub të vetëm.

Messi arriti kuotën e 644 golave me Barcelonën e tashmë ai është futbollisti që ka shënuar më shumë me një skuadër të vetme.

Pele mbante rekordin me 643 realizime me fanellën e klubit brazilian të Santosit.

Çdo ditë e më shumë Lionel Messi konfirmohet si një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit.

Megjithatë sulmuesi argjentinas ka akoma shumë ndeshje për të luajtur dhe pritet që rekordi i tij të thellohet akoma më shumë.

Për sa i takon ndeshjes Braceona arriti të triumfonte 0-3 në transferën e Vlladolid.

Një fitore që i jep frymëmarrje katalanasve por që i mban sërish larg kreut të renditjes që mbahet nga Aletico Madrid.

Madrilenët arritën që të fitonin me rezultatin 0-2 përballë Real Sociedad dhe kryesojnë me 3 pikë më shumë se rivalet qytetas të Real Madrid .

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026