Vakanca në KLP, hapet gara për zëvendësimin e Osmanit dhe Canit

23 Dhjetor 2020 | 13:26

Prokuroria e Përgjithshme ka hapur garën për dy vendet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë që duhet të vijnë nga radhët e prokurorëve.

Thirrja është e vlefshme deri në datën 31 dhjetor.

“Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela rihap procedurën e konkurimit për vendet vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, pasi janë marrë të gjitha masat në mënyrë që e gjithë procedura të bëhet në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, duke shmangur grumbullimet dhe duke njoftuar paraprakisht sipas listës emërore orarin e votimit të pjesëmarrësve.

Përsa më sipër,  bazuar në ligjin 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ftojmë prokurorët e interesuar nga prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë dhe prokurorët e prokurorive pranë gjykatave të apelit, duke përfshirë edhe prokurorët e prokurorisë së posaçme për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar që plotësojnë kriteret, të sjellin dokumentet pranë Prokurorisë së Përgjithshme ose në rrugë elektronike. 

Prokurori i Përgjithshëm, nisur nga vijueshmëria e gjendjes së epidemisë në vend të krijuar nga përhapja e COVID-19, më datë 18.11.2020, vendosi pezullimin e procedurës së shprehjes së interesit për kandidatë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, procedurë e shpallur më datë 13.11.2020. Afati i dorëzimit të paraqitjes së shprehjes së interesit është data 31.12.2020″, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Përgjithshme. 

Vakancat në KLP u krijuan pas shkarkimit nga Vettingu të anëtarëve Gentian Osmani dhe Besnik Cani.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026