Ish-futbollistët kërkesë qeverisë britanike të shqyrtojë lidhjet mes demencës dhe goditjeve të topit me kokë

23 Dhjetor 2020 | 13:55

Një grup ish-futbollistësh dhe politikanësh i kanë drejtuar Sekretarit britanik për Kulturën, Median dhe Sportin një letër të hapur me të cilën kërkojnë që të shqyrtohet lidhja e mundshme mes sëmundjeve të shëndetit mendor me sporte të ndryshme, si për shembull futbolli, apo regbija.

Letra drejtuar Sekretarit Oliver Dowden është nënshkruar nga nëntë ish-futbollistë si Mickey Ambrose, Peter Reid, Phil Brown, Viv Anderson, Darren Moore, Clive Wilson, Dean Wilkins, Vinny Samways dhe Mark McCammon.

Ish-sportistët kërkojnë që të ngrihet një komunitet shkencor dhe ta hulumtojë me rëndësi të shtuar lidhjen e pretenduar të goditjeve në kokë me sëmundje si demenca.

Të paktën shtatë ish-futbollistë të përfaqësueses angleze të futbollit, që në vitin 1966 u shpallën kampionë bote, janë diagnostikuar me demencë, përfshirë këtu edeh Nobby Stiles, i cili u nda nga jeta në muajin tetor – Bobby Moore, Alan Ball, Rayan Wilson, Gordon Banks, Martin Peters, Jack Charlton.

Në muajin nëntor edhe Bobby Chalrton, ish-kapiteni i përfaqësueses angleze dhe Manchester United-it, u diagnostikua me sëmundje të shëndetit mendor.

Vitin e shkuar një studim jo i thelluar rreth lidhjes së demencës me goditjet e topit me kokë nga futbollistët apo lojtarët e regbisë nxiti reagime të forta nga ish-futbollistë.

Pas publikimit të studimit dhe opinionit të shprehur nga disa ekspertë të mjekësisë, Federata Angleze e Futbollit vendosi në shkurt që të ndalojë goditjet me kokë të topit për grup-moshat nën 11 vjeç. Federata la të hapur mundësinë e rishikimit të rregullave edhe për grupmoshat e tjera nëse në të ardhmen do të zbuloheshin të dhëna të tjera domethënëse.

Demenca është një grup simptomash degjenrative që vijnë si pasojë e ndryshimeve jo-të zakonshme të trurit. Ato mund të shkaktojnë sëmundje si Azheimeri, Parkinsoni etj. Këto ndryshime jo-të zakonshme reduktojnë aftësitë mendore dhe komunikatave duke degraduar ndjeshëm socializimin apo dhe cilësinë e jetesës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026