Berlini dërgon ushtarë në Lituani

27 Qershor 2023 | 10:13

Berlini është gati të stacionojë një brigadë ushtrie prej 4 mijë trupash në Lituani, në mënyrë të përhershme, në koordinim me planifikimin e mbrojtjes së NATO-s pas pushtimit rus të Ukrainës.

Lajmi u bë me dije nga ministri gjerman i mbrojtjes.

“Gjermania qëndron në angazhimin e saj si një anëtare e NATO-s, si ekonomia më e madhe e Evropës, për të mbrojtur krahun lindor”, tha ministri gjatë një vizite në Vilnius.

Në të kaluarën, Berlini tha se Lituanisë do t’i duheshin vite për të siguruar kazerma, zona banimi për familjet, depo dhe terrene trajnimi.

‘Stacionimi duhet të jetë gjithashtu në përputhje me planet rajonale të NATO-s, duke detajuar se si do t’i përgjigjej një sulmi rus’, theksoi ministri.

Gjermania tashmë drejton batalionin luftarak shumëkombësh të NATO-s në Lituani, prej rreth 1000 trupash. Përtej kësaj, një brigadë gjermane është në gatishmëri në Gjermani për të përforcuar me shpejtësi praninë në Lituani nëse do të ishte e nevojshme.

Shefi I NATOs Stoltenberg e mirëpriti njoftimin e Gjermanisë, por hodhi poshtë thirrjet për shtimin e menjëhershëm të trupave përgjatë krahut lindor të aleancës, në përgjigje ndaj rebelimit në Rusi.

Udhëheqësit e NATO-s do të takohen në Vilnius më 11-12 korrik për të diskutuar edhe zhvillimet e fundit.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet që tronditën Venezuelën, djali i Maduro-s: Situata është shumë serioze, po luftojmë për të shpëtuar të mbijetuarit

Djali i presidentit të arrestuar të Venezuelës, Nicolas Maduro, u gjet i pranishëm në një ndërtesë të shkatërruar në lagjen San Bernardino të Karakasit, pas...
09:35 | 25/06/2026

Machado reagon për tërmetet shkatërruese në Venezuelë: Përqafimi im i pafund është me ju

María Corina Machado, fituese e çmimit Nobel për Paqen dhe lidere e opozitës në Venezuela, ka publikuar një deklaratë pas tërmetit. “Zemra ime, përqafimi im...
09:33 | 25/06/2026

Netanyahu: Nuk i kam kërkuar kurrë leje Trump për të sulmuar Iranin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se nuk i kërkoi kurrë leje Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të sulmuar Iranin vitin e kaluar. “Unë...
09:32 | 25/06/2026