Burokraci mes Kosovës e Shqipërisë, Minxhozi: Bashkimi kombëtar vjen prej bashkimit ekonomik
Kosova vazhdon t’i kërkojë Shqipërisë lehtësime doganore për shkëmbimet tregtare. Presidenti Thaçi ka thënë se është i gatshëm të heqë kufijtë dhe barrierat.
“Ne nuk kemi nevojë fare për kufij mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ne nuk kemi nevojë për asnjë barrierë. Unë edhe njëherë e ftoj kryeministrin, mikun tim Edi Ramën,që të caktojë ditën dhe datën e heqjes së kufirit të çdo barriere kufitare mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë”- theskoi Hashim Thaçi, President i Kosovës.
Por janë edhe disa barriera që bizneset shqiptare kanë në kosovë për shkak të problematikave ligjore.
“Është shumë e vështirë për të marrë një leje qëndrimi në Kosovë, për një shtetas të Shqipërisë, për një biznes të Shqipërisë. Është shumë e vështirë”-pohoi ambasadori i Shqipërisë në Kosovë,Qemal Minxhozi.
Pavarësisht barrierave, ambasadori Minxhozi tha se shkëmbimet tregtare midis shqipërisë dhe kosovës janë rritur me 15 përqind. Por ka potencial për më tepër.
“Ne duhet të forcojmë tregun midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ne duhet të krijojmë të gjithë hapësirën, që të mos ketë barriera për zhvillimin e shkëmbimeve midis nesh. Bashkimi kombëtar numër një është duke pasur një bashkim tregjesh”- u shpreh Minxhozi.
Deri më tani është arritur liberalizimi i shkembimit të energjisë dhe Porti i Durrësit përdoret edhe nga shteti kosovar.
Por, problematikat kryesore vijojnë të jenë taksa rrugore, certifikatat sanitare dhe tarifat e skanimit, që shtojnë kosto për bizneset e Kosovës që operojnë në Shqipëri.
Ambasadori Minxhozi tha se duhet një punë në aspektin administrativ për të eleminuar burokracitë e dyanshme.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet