”Të hapur për koalicion me këdo”, nënkryetari i PDK-së: Garojmë për t’i fituar zgjedhjet

24 Dhjetor 2020 | 07:15

Shaqir Totaj, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), në një intervistë për Euronews Albania tha se nuk ka asnjë dilemë se Enver Hoxhaj do të jetë kandidati i tyre për kryeministër.

Ai sqaroi se si një parti opozitare ata janë të përgatitur për këto zgjedhje ndërkohë që theksoi se strukturat e tyre kanë qenë gjithmonë në gatishmëri për vendimet e Gjykatës Kushtetuese apo zhvillime të tjera sa i takon zgjedhjet së presidentit të vendit.

Sa i takon koalicioneve parazgjedhore ai theksoi se ka pasur bisedime por asgjë konkrete për momentin. Totaj refuzoi të japë një opinion rreth kësaj çështje duke dashur të presë deri në përfundimin e bisedimeve.

A ka ndonjë parti që ju e përjashtoni nga mundësia për koalicion me ju, pyeti gazetarja Mulaj ndërkohë që nënkryetari i PDK-së theksoi se partia e tyre është përfshirëse e jo përjashtuese.

“Ne, askënd nuk e përjashtojmë mirëpo natyrisht presim që të gjitha ato parti që kanë preferenca për të bashkëpunuar me ne apo për të krijuar koalicione ndoshta ta reflektojnë, t’i përafrohen programit dhe që ata ndoshta t’i heqin ‘vijat e kuqe’ imagjinare të cilat i kanë vendosur, nëse vjen deri te bashkëpunimet e kësaj natyre,” – tha Shaqir Totaj.

Teksa gazetarja theksoi Vetëvendosjen si një parti të mundshme për koalicion, Totaj tha se preferonte të fliste pas rezultatit të zgjedhjeve duke lënë kështu një ‘derë hapur’ për një bashkëpunim me Vetëvendosjen.

Pavarësisht faktit se garojnë pa dy liderët e tyre, Thaçin dhe Veselin, nënkryetari i PDK-së tregoi se këtë gjë do e shfrytëzojnë për të fituar energji e për t’u mobilizuar.

“Kemi qenë faktikisht në pritje dhe nuk na ka befasuar aspak vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe tani kemi filluar përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve, krijimin e shtabeve e kështu me radhë. Sipas të gjitha gjasave pritjet tona janë që do të dalim më mirë se në zgjedhjet e fundit dhe garojmë për t’i fituar zgjedhjet,” – tha Totaj.

 

Lexoni gjithashtu: 

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, gara e kandidatëve për kryeministër në Kosovë

21 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, tetë personalitetet që mbajtën postin e kryeministrit

Blendi Fevziu: Qeverisja Kurti-Osmani e realizueshme nëse ajo ‘çan’ LDK-në

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026