Kosova në zgjedhje, analisti Rama: Nuk është momenti i duhur për një koalicion mes PDK dhe LVV
Analisti, Fidan Rama në një intervistë për Euronews Albania tha se ende pritet vendimi nga Gjykata nëse Albin Kurti do të marrë pjesë në zgjedhje apo jo.
“Deri atëherë ne duhet të presim për të dhënë një konfirmim zyrtar a i ndalohet apo jo kandidimi për deputet, z. Kurti dhe të tjerëve që janë dënuar në një proces gjyqësor,” – tha Rama.
Sa i takon dëmtimit që i bëhet Lëvizjes Vetëvendosje për mungesën e pranisë së Albin Kurtit sipas analistit mund të shihet në dy drejtime. Së pari pozitiv sepse LVV mund të votohet nga ai elektorat që beson se Kurti po merr një ndëshkim e ndërkaq partia mund edhe të dëmtohet nga mungesa e liderit të saj.
“Sido që të jetë z. Kurti është i vendosur që të jetë kandidat për kryeministër në secilën rrethanë dhe kjo, të paktën në aspektin ligjor, nuk mund t’i ndalohet, që të jetë kandidat para elektoratit për pozicionin e kryeminsitrit,” – theksoi analisti.
Pyetur nga gazetarja Mulaj nëse ka një mundësi për koalicion mes PDK-së dhe LVV-së Fidan Rama nuk e mohoi si mundësi por parë nga këndvështrimi i tij nuk do të ishte momenti i duhur që këto dy parti të bashkohen.
Ndërkohë nuk la pa përmendur se AAK-ja do të ishte zgjedhja e duhur për një koalicion të mundshëm.
Sipas analistit Rama, mungesa e Thaçit dhe Veselit janë të dukshme në konsolidimin e Partisë Demokratike të Kosovës, sidoqoftë duke qenë se figura të tilla kaq me rëndësi nuk mund të krijohen sërish, për PDK-në është shumë me leverdi që zgjedhjet të bëhen në këtë kohë.
Sa i takon Vjosa Osmanit analisti pohoi se ka shumë gjasa që ajo të marrë iniciativën e krijimit të diçkaje të re.
“Nuk është temë shumica e krijimit të qeverisë sa është temë zgjedhja e presidentit,” – tregoi Rama teksa theksoi se Vjosa Osmani dhe Vetëvendosja ka shumë mundësi të jenë së bashku në një listë zgjedhore.
Së fundmi ai tha se nuk e sheh si problem sigurimin e 60 votave për krijimin e qeverisë por çështje kryesore mbeten 80 deputetët dhe çështja e presidentit.
Lexoni gjithashtu:
”Të hapur për koalicion me këdo”, nënkryetari i PDK-së: Garojmë për t’i fituar zgjedhjet
Zgjedhjet e jashtëzakonshme, gara e kandidatëve për kryeministër në Kosovë
21 vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, tetë personalitetet që mbajtën postin e kryeministrit
Blendi Fevziu: Qeverisja Kurti-Osmani e realizueshme nëse ajo ‘çan’ LDK-në
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta