Milan mbyll vitin në krye, kuqezinjtë fitojnë në minutat e fundit përballë Lazios, Real nuk ndalet

24 Dhjetor 2020 | 10:54

Pavarësisht se loja që tregoi nuk ishte ajo që jemi mësuar të shohim në kohët e fundit, sërish Milan arriti një fitore mjaft të rëndësishme përballë Lazios me rezultatin 3-2 në ndeshjen përmbyllëse për vitin 2020.

Kuqezinjtë siguruan fitoren në minutat e fundit pas një goli të Teo Hernandez.

Një tre pikësh me shumë vlerë ky për Milanin që e mbyll vitin në krye të serisë A dhe shkon i qetë për festa ndërkohë që vazhdon që të mbetet skuadra e vetme në pesë ligat më të forta evropiane që akoma nuk ka pësuar humbje këtë sezon.

Deri tani në kampionatin Italian komandojnë dy ekipet e Milanos pasi edhe Interi ka një ecuri të mirë dhe mban vendin e dytë me një pikë më pak se Milan. Zi kaltrit mposhtën 2-1 Veronën në ndeshjen e fundit për këtë vit.

Ndërkohë që edhe Roma arriti një fitore 3-2 përballë Cagliarit. Një sukses ky që i ngjit kryeqytetasit në vendin e tretë të renditjes me 27 pikë.

Reali i Madridit vijon ecurinë pozitive në kampionatin spanjoll. Madrilenët arritën suksesin e pestë radhazi në La Liga pasi triumfuan 2-0 përballë Granadës.

Pas një fillimi të sezonit me shumë ulje ngritje me sa duket Los Blancos e kanë marrë veten dhe iu janë rikthyer rezultateve pozitive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026