Festimet e fundvitit, Policia e Shtetit apelon për respektim të masave anti-COVID
Në kuadër të festave të fundvitit me qëllim krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë për qytetarët dhe në zbatim të masave të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 strukturat e Policisë së Shtetit kanë marrë një sërë masash shtesë.
Drejtori i Sigurisë në Policinë e Gjovalin Loka bëri me dije këto masa të cilat duke filluar nga dita e sotme dhe deri në 4 janar të vitit 2021 do të jenë të lidhura kryesisht me orarin e lëvizjes për këmbësorët, automjetet dhe bizneset do të ndalohet nga ora 20:30 deri ne 06:00.
“Përjashtohet nga ky kufizim vetëm personeli shëndetësor, ai policor e ushtarak, gazetarët dhe ata që janë turn i parë në linjat e prodhimit dhe konsumit të përditshëm,” – tha Loka.
Ai solli në vëmendje se përveç forcave të shtuara policore dhe gatishmërisë një kontroll i detajuar do t’i kushtohet tregtarëve dhe prodhuesve të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.
Policia e Shtetit synon që festat të kalojnë të paqta dhe të ketë siguri qytetare duke shmangur në këtë mënyrë skenat e mundshme të paligjshmërisë.
Së fundmi, Loka apeloi që të ndihmohet Policia e Shtetit duke bërë thirrje që të shmanget plasja e fishekzjarrëve dhe të gjithë të festojnë pranë familjeve.
Policia e Shtetit uroi qytetarët dhe solli në vëmendje se këto nuk do të jenë festa njësoj si të viteve të kaluara e se grumbullimet duhen shmangur.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta