PSG shkarkon trajnerin, në vend të Thomas Tuchel, francezët mendojnë Mauricio Pochettinon

24 Dhjetor 2020 | 13:32

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel është shkarkuar mëngjesin e sotëm nga drejtuesit e klubit. Media të ndryshme raportojnë se francezët kanë marrë vendimin për të larguar teknikun pas rezultateve jo të mira në këtë fillim sezoni.

Gjermani ka pasur disa përplasje me futbollistët kryesorë të skuadrës, madje është shprehur se drejtuesit e klubit nuk I kanë përmbushur kërkesat e tij për merkaton dhe kjo ka bërë që palët të shkojnë drejt një ndarje të pashmangshme.

Për momentin kampionët e Francës ndodhën në vendin e tretë të Ligue One dhe një gjë e tillë nuk është përtypur kollaj nga krerët e klubit.

Tashmë drejtuesit e PSG po mendojnë për zëvendësuesin e tij. Sipas të gjitha gjasave pritet të jetë ish- trajneri i Tottenham Maurizzio Pochetino, i cili është pa një skuadër që asi u largua nga londinezët.

Një opsion është edhe ish-trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri edhe ky pa një skuadër që pasi u largua nga drejtimi i zonjës së vjetër.

Deri tani nuk ka asgjë konkrete dhe zyrtarizmi pritet të vij në orët në vazhdim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026