Kritikat e Ramës për Vjosa Osmanin, Mentor Nazarko: Politikanët duhet të ruajnë një lloj harmonie
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zgjodhi t’u përgjigjet deklaratave të presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila kërkoi nga Shqipëria të miratojë një rezolutë për të dënuar krimet serbe.
Gjatë fjalës në konferencën “Ekonomia në Fokus”, Rama tha se presidentja në detyrë u shfaq duke bërë politikë të brendshme të Kosovës. Drejtuesi i portalit Konica. al, Mentor Nazarko në Euronews Albania u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka trajtuar presidenten në detyrë të Kosovës si një figurë politike partiake.
“Rama ka luajtur në vijimësi, qoftë me qëndrimin që mbajti në Tiranë gjatë vizitës që Vjosa Osmani bëri, qoftë me një qëndrim të nxitur nga pyetjet e gazetarëve me uljen e profilit të vizitës së znj. Osmani, të mesazheve të saj, duke trajtuar atë si një figurë politike partiake. Deri diku , kjo qasje e tij është e justifikueshme sa kohë që Kosova është duke vuajtur në pikëpamje kushtetuese një situatë paradoksale”, tha ai.
Ai tha se politikanët në Kosovë dhe në Shqipëri duhet të tregohen të kujdesshëm, në mënyrë që, konfliktet apo fërkimet e tyre të mos dalin në publik.
“Politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës duhet t’i mbajnë fërkimet dhe konflikte e tyre në nivele jo kaq të larta. Pra, të mos i bëjnë publike ato. Të ruajnë një lloj harmonie. Me sa duket kjo nuk është koha e harmonisë, për aq kohë sa fushata po afron”, tha ai.
Gazetarja Bruna Çifligu pyeti z. Nazarko nëse kjo retorikë dhe sulmet politike do shkaktojnë pasoja në marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri, ai dha këtë përgjigje:
“Pasoja në marrëdhëniet dypalëshe nuk ka, sepse ka një moment që nuk u vu re nga vëzhguesit që u morën me këtë vizitë, është fakti se znj. Osmani nuk u shoqërua gjatë saj me ministra. Ky fakt e bëri vizitën e saj me karakter strikt personal. Zoti Rama ia dha asaj të gjithë nderimet e mundshme”, tha Nazarko.
Lexoni gjithashtu:
Rama sulmon Vjosa Osmanin: Bëri propagandë në Tiranë për të fituar vota në Kosovë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta