Borrell: “Një Putin më i dobët është një rrezik më i madh”

29 Qershor 2023 | 15:04

Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se sa ‘më i dobët’ të jetë presidenti rus, Vladimir Putin, aq më shumë do të përbënte një “rrezik më të madh”. Borrell i bëri këto komente pasi rebelimit të grupit mercenar rus Wagner që shkaktoi krizën më të madhe politike në dekada në Rusi, vendin e armatosur bërthamor.

“Një Putin më i dobët është një rrezik më i madh. Kështu që ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm për pasojat”, tha Josep Borrell.

“Deri tani ne e shikonim Rusinë si një kërcënim, sepse ishte shumë fuqi dhe fuqia është përdorur në Ukrainë. Tani ne duhet ta shikojmë Rusinë si një rrezik për shkak të paqëndrueshmërisë së brendshme”,- u tha Borrell gazetarëve.

Putin u përball me sfidën më të madhe që kur erdhi në pushtet në vitin 1999, pasi shefi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, udhëhoqi një kryengritje fundjavën e kaluar.

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, tha se rebelimi do të çonte në “kundërgoditje” dhe këmbënguli se ishte “e rëndësishme që të dyfishonin mbështetjen për Ukrainën, qoftë kjo aftësi ushtarake apo mbështetje financiare”, raporton AFP.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, vuri në dukje “çarjet dhe ndarjet” në Rusi, të ekspozuara nga veprimet e grupit mercenar Wagner, por ai paralajmëroi se ishte “shumë herët për të nxjerrë ndonjë vlerësim përfundimtar”.

Stoltenberg shtoi se pret njoftime të reja për mbështetje ushtarake për Ukrainën gjatë një takimi të NATO-s muajin e ardhshëm në Lituanisë.

Borrell tha gjithashtu se Evropa duhet të mbështesë Ukrainën në plan afatgjatë, duke mbështetur vendin “gjatë luftës dhe më pas”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026