Jonila Godole: Rehabilitimi i ish-të përndjekurve vijoi pa dënuar krimet e diktaturës
Sipas drejtoreshës së Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë (IDMC) Jonila Godole, ish-të përndjekurit politikë të diktaturës vijojnë të mbeten “të përndjekur” edhe tridhjetë vite pas rrëzimit të regjimit, pasi për dëmshpërblimin dhe rehabilitimin e tyre nuk pati seriozitet dhe vullnet politik, ndërkohë që procesi nisi pa dënuar krimet që u bënë nga regjimi.
Duke analizuar vijimin ndër vite të të ashtuquajturit proces për rehabilitimin e ish-të dënuarve politik gjatë diktaturës së Enver Hoxhës në Shqipëri, Godole tha gjatë një diskutimi në Euronews Albania me gazetaren Ilva Tare, se procesi nisi në vitin 1991, por vijoi me probleme pas mungesës së përvojës dhe vullnetit për ta përfunduar atë. Drejtuesja e IDMC-së tha se në përgjithësi flitet vetëm për dëmshpërblimin financiar, ku në fakt ish-të përndjekurit nuk kanë marrë ende “dëmshpërblim moral” siç mund të jenë ndjesa, dënimi i krimeve apo dhe ndëshkimi i atyre që i kryen ato krime.
“Dëmshpërblimi financiar është vetëm njëra anë, por ana më e rëndësishme për mendimin tim dënimi i krimeve të komunizmit në të vërtetë, kërkimi i faljes, bërja transparente e krimeve dhe vuajtjeve të njerëzve dhe mos-trajtimi i tyre si barrë, ‘Nga ta gjejmë buxhetin për këta njerëz’ a thua se ata e kishin vetë fajin që arritën këtu” – tha Godole.
Për drejtuesen e IDMC-së dënimet e përgjegjësve të krimeve gjatë diktaturës duhet të ishin bërë që në fillim. Ajo tha se nuk është se nuk ka pasur përpjekje, mirëpo këto përpjekje nuk u konkretizuan pasi “me rikthimin e ish-komunistëve në vitet 1997-98 gjykata me gjykatës të rinj, ish-hetues të regjimit, i shpalli të pavlefshme dënimet e mëparshme”.
Godole tha se ndryshe nga ish-të përndjekuri t, drejtuesit e lartë që u dënuan mes viteve ’90 u dëmshpërblyen për dënimet që morën.
Duke analizuar qasjen politike të Partisë Socialiste, Godole tha se në përgjithësi nuk u ndryshua botëkuptimi i mëparshëm për sa i përket diktaturës. Ndërkohë që vlerësoi faktin se deri në mes të viteve ’90 ka pasur nisma pozitive, por që u lanë në mes.
“Janë bërë disa gjëra të mira, por që pastaj ato u lanë në mes të rrugës,” – u shpreh Godole teksa përmendi faktin se në vitin 1995 nën drejtimin e demokratëve shteti i asaj kohe u hoqi titujt dhe dekoratat diktatorit Enver Hoxha.
IDMC ka mbështetur hulumtimin “(Mos)rehabilitimi i ish-të përndjekurve politikë” në të cilin përmblidhet i gjithë procesi i drejtësisë tranzitore për dëmshpërblimin e atyre që vuajtën përndjekjen e diktaturës komuniste në Shqipëri. Duke iu referuar edhe auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kryer në vitin 2016, sipas parashikimeve, nëse procesi i dëmshpërblimeve vijon me të njëjtën shpejtësi, ai do të përmbyllet në vitin 2033. Ndërkohë vetëm një në gjashtë ish-të burgosur politikë jeton aktualisht.
Ndiqni diskutimin e plotë:
Lexoni gjithashtu:
Një çerekshekulli burg politik, Xhemal Bali ende pa marrë dëmshpërblimin e plotë
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta