Bedri Blloshmi: AIDSSH po shkatërron dosjet e ish-sigurimit
Ish-kreu i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, Bedri Blloshmi ka bërë një akuzë të fortë ndaj Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit në vitet 1944-1991, duke thënë se ky institucion nuk po kryen rolin e tij ligjor por po zhduk dosje të ish-sigurimit.
“Ata shkatërrojnë dosje, i zhdukin. Dosjen e vëllait tim (Vilson blloshmi), mua Genta Sula nuk ma dha fare. Nuk ma japin me argumentin se nuk je trashëgimtar i parë”, shprehet Blloshmi.
Ish-kreu i Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë thotë se 17 500 të dënuar politikë ndihen të pa përfaqësuar politikisht pasi asnjë parti nuk i përkrah.
“Nuk e gjejmë vendin të përfaqësuar nga asnjë spektër politik. Të gjitha partitë e djathta, nuk na duan. PD këto 8 vjet nuk ka folur asnjëherë për të dënuarit politikë. Ne me Jezofinën ishim por asnjëherë nuk na ka pritur në takim”, u shpreh ish-i dënuari politik.
Z. Blloshmi u shpreh se ligjet për dëmshpërblimin e viteve të burgut gjithnjë kanë qenë me probleme dhe ende pas gati 30 vitesh nuk ka një zgjidhje përfundimtare.
“Gabimi është i ligjit që u bën në 2008 pasi u pyetën disa njerëz që nuk e kishin idenë se çfarë ishte burgu. U vendos që dëmshpërblimi të bëhej me 8 këste për dënimet deri në 15 vite burg. Ishte 1 milion lekë një këst. Kur u ndanë këstet një pjesë nuk morën asgjë”, tha ai.
Bedri Blloshmi tha se ish-të dënuarit politikë kanë kërkuar që 21 maji që shënon ditën e revoltës në burgun e Spaçit (1973) të shpallej ditë kombëtare për përkujtimin e tyre, por kjo nuk është pranuar nga politika.
“Kërkuam që 21 maji të jetë ditë kombëtar për të dënuarit politikë por ajo nuk u aprovua. I vetmi njeri që na ka përkrahur dhe ka folur është Bujar Leskaj. Këta që janë në pushtet na duan të gjithë të vdekur, se atë që bënë baballarët e tyre e bënë”, përfundoi z. Blloshmi.
Ndiqni diskutimin e plotë:
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta