Dozat e para të vaksinës anti-COVID mbërrijnë në BE më 26 dhjetor
Vaksinat anti COVID-19 po bëhen gati për t’u dërguar tek vendet anëtare të Bashkimit Europian, deklaroi Komisioni gjatë së enjtes.
“Po ndodh: vaksinat e COVID-19 po iu dërgohen të gjithë shteteve anëtare”, tha në Twitter Isaac Valero, asistenti i Sekretarit të Përgjithshëm të KE.
It’s happening: COVID-19 vaccines are being sent to all EU countries. #EUvaccinationdays #StrongerTogether ?? pic.twitter.com/x5CEdxrWBg
— Isaac Valero (@IsaacvaleroEU) December 24, 2020
Vendet e BE do të marrin respektivisht 10 mijë doza si fillim, konfirmoi Komisioni për Euronews.
Dërgesat do të bëhen përgjatë dhjetorit dhe do të vijojnë për çdo javë gjatë muajve të ardhshëm. Brukseli është shprehur më herët se alokimi i vaksinën do të bëhet në varësi të numrit të popullsisë.
Agjencia Europiane e Barnave autorizoi përdorimin e vaksinën të prodhuar nga Pfizer dhe BioNtech të hënën, ndërsa vendet anëtare do të mund të nisin fushatën e vaksinimit nga e diela.
Brukseli ka nënshkruar disa marrëveshje dhe ka siguruar rreth 300 milionë doza me kompaninë Pfizer-BioNtech, e vetmja që ka marrë miratimin e autoriteteve europiane deri më tani.
Komisioni ka parashikuar shpërndarjen e 200 milionë vaksinave të para deri në shtator 2021 dhe aktualisht po punon “që të aktivizojë dhe 100 milionë doza të tjera”, tha për Euronews.
Lexoni gjithashtu
- Bullgaria vaksina falas Maqedonisë së Veriut, ministri Filipçe: Besoj se sasia e parë vjen në janar
- Vaksina kundër COVID, ekspertët optimistë: I reziston variantit të ri të virusit
- Biden bën vaksinën anti-COVID, presidenti i zgjedhur mesazh qytetarëve për sigurinë e produktit
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut