Pedagogu Shpresim Domi tregon tre aspekte ku çaloi programi i ”100 fshatrave”

24 Dhjetor 2020 | 20:02

Pedagogu Shpresim Domi nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, analizoi gjatë një diskutimi në Euronews Albania me gazetaren Ilva Tare, ku i pranishëm ishte edhe ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, të ashtuquajturin “program i 100 fshatrave”.

Sipas Domit ka të paktën tre aspekte në të cilat ky program çaloi dhe e bëri atë të pa-matshëm në mënyrë objektive për efektet që mund të ketë pasur në zonat rurale: administrimi, konkretizimi i planeve dhe financimi.

“Ka pasur shumë aktorë të përfshirë në këtë program, ishin ministritë, disa… bashkitë, mbase… dakord gjithëpërfshirja është qeverisje në vetëvete, por mirë-koordinimi mbase nuk funksionoi mirë, sot nuk jemi në gjendje të jemi objektiv në matjen e performancës së kësaj politike nëse do të konsideronim se kjo do të mbyllej këtë vit,” – tha Domi duke shtuar se mes autoriteteve të ndryshme nuk ka rakordim shifrash për sa i përket investimeve.

“U krijua një frymë me vlerë, ku Universiteti Bujqësor u përfshi në mënyrë aktive në terren për të skanuar gjithë territorin e Shqipërisë për të identifikuar këto 100 fshatra, çfarë realisht ofrojnë, por nuk u vijua më tej, ndërkohë qenë parashikuar edhe trajnime të cilat nuk u bënë,” – tha më tej Domi duke u shtuar se janë rreth 125 publikime për zonat e targetuara.  

“U identifikuan 100 fshatrat, u ekzaminuan resurset e tyre, kush mund të ishin edhe sipërmarrësit potencial për të ngritur sipërmarrjet rurale, por nuk pati financime konkrete te këta individë, mund të ketë pasur në infrastrukturë rrugore dhe në fshatra, dhe realisht ka në një pjesë, por për ta prekur individin, ai nuk e ka ndjerë, sigurisht kjo është subjektive, por opinionet e krijojnë idenë,” – tha Domi.

Ministri Klosi iu përgjigj këtyre kritikave duke thënë se programi mbetet në vijim dhe se disa nga aspektet kryesore të politikës për 100 fshatrat janë realizuar dhe janë të prekshme sot pasi agro-turizmi ka njohur rritje me plot iniciativa sipërmarrëse në zona të ndryshme.

Ndiqni debatin e plotë:

 

Lexoni gjithashtu:

Programi i ”100 fshatrave”, pedagogu Shpresim Domi: Zhvillimi i zonave rurale kërkon së paku kushtet bazike

Programi i ”100 fshatrave” në Elbasan, në Gjinar dhe Shushicë mungojnë shërbimet më jetike

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021