KQZ pranon propozimin e opozitës, 4 muaj para zgjedhjeve ndalohen koncesionet

24 Dhjetor 2020 | 21:13

Duke filluar nga data 25 dhjetor deri në 25 prill nuk do të lejohet që të jepen kontrata koncesionare që nuk kanë qenë më herët të paralajmëruara. Ky propozim erdhi nga opozita në mbledhjen e Komisionit Rregullator të KQZ dhe u mbështet nga përfaqësuesi i maxhorancës. Propozimi i ardhur nga përfaqësuesi i opozitës në Komisionin Rregullator, Muharrem Çakaj u pranua edhe nga përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Eridian Saliani.

“Të shtohet pika 4 me këtë përmbajtje, “Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve ndalohet dhënia e kontratave publike te koncesionit/PPP, për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncesionare të identifikuar dhe nisur, apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor”, thuhet në propozimin e Cakajt.

Kjo shtesë në vendimin e Komisionit Rregullator i bashkohet edhe ndryshimeve që më herët ishin përpiluar në draftin e hartuar nga ekspertët e KQZ, duke i ndaluar qeverisë që ndërmarrë vendime për falje gjobash, por edhe privimin e pjesëmarrjes për kryeministrin, ministrat, deputetët e krerët e lartë politik të administratës që të marrin pjesë në aktivitete, ku inaugurohen apo inspektohen investime me interes publik.

Në këtë mbledhje, Komisioni Rregullator miratoi edhe projektvendimin “Për rregullat dhe modalitetet për llogaritjen e vlerës monetare të dhurimeve në natyrë ose shërbimeve, huave dhe kredive për qëllime zgjedhore ose politike të përfituara nga partitë dhe kandidatët gjatë fushatës zgjedhore”. Me anë të këtij akti tentohet që të përcaktohen rregullat dhe modalitetet për shpenzimet gjatë fushatës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026