Miratimi i buxhetit 2021, deputetët e Kosovës pritet të zhvillojnë mbledhjen e radhës

25 Dhjetor 2020 | 06:39

Deputetët e Kuvendit të Kosovës priten të mblidhen në një tentativë të fundit për të kaluar buxhetin e vitit 2021.

Në një postim në rrjetet sociale, ishte kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, i cili deklaronte se tashmë janë mbledhur 40 firma deputetësh që kërkojnë kalimin e buxhetit.

Sipas Gashit, në seancën e ditës së hënë, në orën 11.00 pritet të votohet planifikimi i buxhetit, por edhe miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare që janë në procedure.

Më herët ishte kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, i cili duke pranuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për jo-legjitimitetin e qeverisë së tij, kërkoi që kuvendi të mos shpërndahej pa u miratuar buxheti o vitit 2021.

Pritet reagimi i Lëvizjes Vetëvendosja e cila ka refuzuar që të votojë nismat e këtij parlamenti prej mëse dy muajsh.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026