Vaksinimi në Serbi, shteti i tretë në Evropë ku ka nisur injektimi me ‘Pfizer’

25 Dhjetor 2020 | 10:19

Prej pak ditësh në Serbi ka nisur procesi i vaksinimit me vaksinën e prodhuar nga kompania Pfizer dhe Bioentech.

Rreth 4875 doza të vaksinës janë transportuar tashmë në shtetin ballkanik. Serbia është shteti i tretë në Evropë pas Britanisë dhe Zvicrës ku ka nisur injektimi i vaksinës anti-COVID. Dozat e para do t’u jepen të moshuarve në qendrat e azilit.

E para që mori vaksinën e ‘Pfizer’ një ditë më parë ishte kryeministrja Ana Brnabic, e cila u shpreh se ndihej e lumtur që ishte kryeministrja e parë në Evropë që merrte vaksinën.

“Ne morëm të parët vaksinën pas Britanisë, sepse kemi punuar fort si një ekip. Jemi vendi i tretë evropian që nisim këtë proces. Dhe unë kisha nderin të isha kryeministri i parë evropian që vaksinohet.  Kjo tregon se sa i përkushtuar është vendi ynë. Është e mjaftueshme për të bindur të gjithë njerëzit e arsyeshëm se vaksinat janë të sigurta dhe se kjo është mënyra e vetme dhe e duhur për të ecur përpara.  

Në vitin 2020 ne pamë se si duket bota pa vaksina Nuk më pëlqen ajo botë”, u shpreh kryeministrja e Serbisë.

Gjatë vitit 2021 Serbia pritet të marrë vaksina edhe nga ‘Astrazeneca’ dhe Moderna. 

Gjatë të mërkurës në shtetin ballkanik u raportua për 4426 të infektuar dhe 52 viktima. Spitalet janë duke u përballur me një numër të lartë pacientësh.

Ndërsa nga nisja e pandemisë në total janë infektuar 312.000 njerëz. ndërsa 2833 kanë humbur jetën

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026