Shoqërohet në polici ish-gjyqtari Alaudin Malaj për konflikte familjare
Policia e Tiranës ka shoqëruar gjatë ditës së sotme në komisariat ish-gjyqtarin e Apelit Alaudin Malajn. Shoqërimi i tij është bërë në zonën pranë parkut të “Liqenit Artificial të Tiranës”.
Burime për Euronews Albania bënë me dije se shoqërimi i Alaudin Malajt është bërë pas një konflikti familjar kjo në lidhje me një mosmarrëveshje rreth pronësisë së një makine.
Në muajin gusht të këtij viti, pas një padie, Gjykata e Tiranës kishte lëshuar urdhër mbrojtjeje për bashkëshorten e Malajt duke i kërkuar qëndrimin larg saj.
Pas rreth 27 vitesh me detyra në sistemin e drejtësisë, Alaudin Malaj dha dorëheqjen nga pozita e gjyqtarit të Apelit Tiranë në korrik të këtij viti. Ai e paraqiti dorëheqjen përmes një letre drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Lexoni gjithashtu:
Jep dorëheqjen gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Alaudin Malaj
Padi ndaj ish-kryegjyqtarit Alaudin Malaj, gjykata jep urdhër mbrojtje për djalin e tij
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta