Hoti: Brenda tri ditësh nxjerrim emrin e kandidatit për kryeministër

26 Dhjetor 2020 | 13:05

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti tha se partia nga e cila vjen, pra Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) brenda tri ditëve do ta caktojë kandidatin për kreun e qeverisë, raporton KosovaPress.

Në mbledhjen e kryesisë së LDK gjatë së shtunës Hoti tha se kanë diskutuar vetëm për kriteret që do të vendosen. Ndërsa për çështjen e vaksinimit në Veri të Kosovës nga Serbia, Hoti ka thënë se me këtë po merren organet kompetente.

“Besoj për dy-tri ditë do të dalim edhe me emrin e kandidati[…]nuk mund të flas për emra të përveçëm, për askënd, përfshirë edhe vetën time pa u përmbyllur diskutimet”, ka thënë ai.

I pyetur se a do të pranojë rikandidimin për kryeministër ai tha se mos të pyetet për çështje hipotetike dhe se duhet të diskutohet brenda strukturave të partisë.

“Mos më pyetni për çështje hipotetike, duhet ta diskutojmë brenda strukturave, dhe derisa nuk vijmë te emri nuk është korrekte nga ana ime”, shtoi Hoti.

Ndërkohë, Hoti është pyetur edhe për vaksinat e ardhura ilegalisht në veri të Kosovës, për çka sipas tij janë duke u marrë të gjitha organet kompetente.

“Për vaksinimin në Veri të vendit që është raportuar janë duke u marrë organet kompetente. Mos bëni kësi paralele, janë dy gjëra të ndryshme. Jemi pranë zgjedhjeve, normalisht strukturat e partitë mblidhen. Ndërkohë që për atë që është raportuar janë duke u marrë të gjitha organet kompetente”, deklaroi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026