Shtatë të vdekur nga Covid-19 në Kosovë, ulet numri i rasteve pozitive
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën shtatë qytetarë, ndërsa nga kryerja e 1003 testeve të dyshuara për Covid-19, 270 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Lajmi bëhet publik nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, i cili bën me dije se listës së të shëruarve i janë shtuar në orët e fundit 478 persona, duke e çuar kështu në total numrin e të shëruarve në 39134.
“Numri total i rasteve pozitive është 50.405 raste nga 178.390 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.305 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 478 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.134 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.966″, thuhet në njoftim.
Rastet pozitive:
Prishtinë 100 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Gjilan 12 raste, Vushtrri 9 raste, Deçan 8 raste, Podujevë 8 raste, Prizren 8 raste, Ferizaj 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kamenicë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Viti 4 raste, Junik 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Kllokot 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Graçanicë 1 rast.
Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të tregojnë kujdes, të ruajnë distancën si dhe të shmangin vendet ku vihen re grumbullime masive të qytetarëve. Autoritetet shëndetësore po ashtu kërkojnë nga qytetarët që nëse vënë re shenja të ngjashme me ato të Covid-19, t’i nënshtrohen testit pa humbur kohë.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta