Përgatitja për zgjedhje, kreu i LDK-së: Javën e ardhshme do kemi emrin e kandidatit për kryeministër

26 Dhjetor 2020 | 14:33

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa tha se strukturat e partisë po punojnë, që javën e ardhshme të vendosin për kandidatin që do garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Ai nuk ka dhënë detaje për kandidatët potencialë, por shtoi se janë duke punuar që shumë shpejt të vendosin për të. Pas mbledhjes së kryesisë, z. Mustafa tha para mediavese u diskutua për kriteret për kandidatin për kryeministër nga radhët e LDK-së.

“Do të bëjmë përpjekje qe të kemi në fillim të javës tjetër. Sot e kishim mbledhjen e kryesisë, diskutuam për përgatitjet për zgjedhje. Diskutuam po ashtu për kriteret për kandidatët, që do i marrin edhe nga degët, por edhe nga opinioni nga qytetarët për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Pra, jemi në përgatitje, do të punojmë sot, do të punojmë nesër, të hënën që sa më shpejt të dalim, në mënyrë që ne momentin që kemi kandidatin atëherë e koncentrojmë punën e organizimit të fushatës te kryeministri”, theksoi ai.

Kreu i LDK-së u tregua i kujdesshëm dhe nuk pranoi të flasë për emra konkretë për kryeministër, por shtoi se ky proces po diskutohet nga organet e partisë, ndërsa garantoi mbështetësit se kjo do të realizohet në një kohë të shpejtë.

“Tani nuk po flas për emra sepse për emra duhet të diskutojmë në organe. Por me qenë se do ta bëjmë shpejt, shpejt do ta merrni vesh”, tha Mustafa.

Pranë selisë së LDK-së, pas mbledhjes së kryesisë është parë Gazmend Abrashi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Mustafa tha se Abrashi ka pasur vizitë private, duke shtuar se nuk janë duke biseduar për asnjë koalicion me partitë politike.

“Jo fare, nuk kemi asnjë koalicion. Vërtetë me asnjë subjekt politik nuk jemi duke diskutuar për koalicione. Është vizitë private, me personelin këtu. Prandaj nuk është vizitë zyrtare për çështje politike”, shtoi ai, raporton Kosova Press.

I pyetur për fillimin e vaksinimit të banorëve serb në veri, Mustafa tha se Hoti do ta sqarojë se si kanë hyrë ato vaksina.

“Kryeministri tha se ata gjatë ditës do ta sqarojnë se si kanë hyrë ato vaksina, sepse nuk është informuar askush[…] procedura e vaksinimit kryhen ne harmoni me MSH-në këtu dhe me qeverinë”, tha ai.

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka vijuar konsultimet me përfaqësuesit e partive politike për të caktuar datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, por deri tani ende nuk është gjetur konsensusi mes palëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026