Vjosa Osmani apel aleatëve ndërkombëtarë: Kosova ka nevojë ende për ndihmën tuaj
Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një video-mesazhi ka përshëndetur partnerët ndërkombëtarë, ndërsa i ka falënderuar për ndihmën që ato i kanë dhënë Kosovës në çdo etapë të shtetndërtimit.
“Ne kemi qenë me fat që t’ju kemi pranë nesh kur na është dashur më së shumti, në luftën tonë për liri dhe pavarësi dhe së bashku e mbyllën me sukses atë kapitull. Por, derisa përballemi me sfidat tona të sotme, ne e dimë se nuk mund t’i kapërcejmë këto vetëm. Suksesi ynë i vazhdueshëm varet nga mbështetja e miqve tanë dhe vullneti dhe durimi i aleatëve për të qëndruar pranë nesh”, u shpreh Osmani.
Ajo ka kërkuar që aleatët të ndihmojnë Kosovën për të gjetur drejtësi për gjenocidin, që sipas saj Serbia ka kryer gjatë luftës ndaj popullsisë së pafajshme në Kosovë.
Duke theksuar se plagët e Kosovës nuk mund të shërohen pa drejtësi, znj. Osmani thotë se përgjegjësit e krimeve duhet të japin llogari.
“Si u.d.Presidente, kur historia dhe e vërteta jonë sfidohet, është përgjegjësia ime të sigurohem që të flitet për të me zë të lartë e të qartë e ajo të dëgjohet në të gjithë botën, edhe një herë. Nisur nga kjo, ne kërkojmë mbështetje tuaj në ndjekjen tonë për drejtësi për krimet e luftës dhe gjenocidit serb, si dhe në kërkimin tonë për përgjegjës për personat tanë të zhdukur”, tha Osmani.
Mes tjerash znj. Osmani i shpreh se projekti i një shteti të pavarur dhe funksional nuk i shërben vetëm Kosovës, por ky fakt nënvizoi ajo kontribuon në fuqizimin e paqes dhe stabilitetit në tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ajo pohoi se bota duhet ta kuptojë potencialin e shoqërisë shqiptare në Kosovë, ku mbi 50 për qind e popullsisë e saj dominohet nga të rinjtë, të cilët janë nën moshën 25 vjeç.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta