​Deputetja e AAK hedh dyshime për vërtetësinë e vaksinës që po përdoret në Veri

28 Dhjetor 2020 | 07:43

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Albena Reshitaj, ka reaguar për vaksinimin e një pjese të qytetarëve serbë në Kosovë.

Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se sot gjatë ditës në konsultim me profesionistë të fushës së ngushtë mjekësore kishte diskutuar mbi të vërtetën e mundësisë së vaksinimit të qytetarëve të Kosovës me një produkt në emër të vaksinës antiCOVID-19 të futur në mënyrë ilegale në shtetin tonë, raporton KosovaPress.

“Serbia për të dytën herë po shfrytëzon shëndetin qytetarë për ta përdhosur e cenuar sovranitetin e Republikës së Kosovës. Kjo tregon edhe njëherë jo humanitetin dhe jo njerëzoren e politikave serbe karshi Kosovës. Kjo është një nga shembujt më të rëndësishëm për të reflektuar për ne si Kosovë në raport me Serbinë dhe politikat e saja jo njerëzore”, ka shkruar ajo.

Deputetja e AAK ngre dyshimet se ky produkt i quajtur vaksinë imunizuese për COVID-19 që është futur me rrugë ilegale pa dijeninë e institucioneve përgjegjëse verifikuese shtetërore, pa ndjekur procedura të rregullta kontrrolluese, mund të mos jetë fare vaksinë COVID-19, por të jetë thjeshtë një Placebo (një preparat mjekësor që nuk ka asnjë substancë aktive që ndikon në shëndetin e qytetarëve, pra nuk mund të ndikoi si medikament. Ai është një lloj medikamenti mashtrues që përdoret në raste të caktuara në mjekësi).

“Kërkoj që të ngremë shqetësim institucional mbi këtë produkt ilegal me pretendim imunizimin e një pjese të qytetarëve serb në Kosovë. Çdo produkt mjekësor i paverifikuar nga organet përgjegjesë shtetërore që futet ilegalisht në shtet konsiderohet produkt i dyshimtë për mjekësinë dhe shkon përtej etikës mjekësore. Prandaj shumë lehtë ky produkt mund të jetë mashtrim, thjeshtë një placebo që vë në dyshim një imunizim të rrejshëm për ata qytetarë që e marrin me qëllim mbrojtje nga COVID-19.

Kjo situatë vë në rrezikim të dyfisht shëndetin e tyre. Institucionet e Kosovës e mbajnë vulën e përgjegjësisë për shëndetin e të gjithë qytetarëve të vendit nga Hani Elezit e deri ne Jarinjë sikur nga Morina deri nē Merdarë e në çdo cep të vendit.

Nëse shteti nuk ka dijeni për futjen e ketij produkti në vend, nuk ka një dokument verifikues se çfarë po u jepet qytetarëve serbë në emër të imunizimit kundër ketij virusi, lind pyetja kush na garanton se çfarë është ky produkt dhe a është me të vërtetë vaksinë?!” shkruan vec të tjerash deputetja e AAK.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026