NBA, Los Angeles Clippers pëson humbje turpëruese me 51 pikë dizavantazh
Los Angeles Clippers pësoi në fundjavë humbjen më turpëruese në historinë e basketbollit amerikan.
Në Staples Center të Los Angeles, përballë Dallas Mavericks, ata e panë veten në dizavantazh prej 50 pikësh që pas dy periodave të para. Dallas kryesonte 77-27, rezultati më i thellë i parë ndonjëherë në historinë e basketbollit amerikan në gjysmëlojë që prej vitit 1950.
Në fund gjithçka u mbyll 124-73 me Luka Doncic i cili shënoi 24 pikë personale, 9 zotërime nën tabelë dhe 8 asiste. Për vendasit shumicën e pikëve e realizuar Paul George dhe Serge Ibaka.
Humbja me 50 pikë dizavantazh që në dy periodat e para e fut Clippersin në librin e rekordeve negative të basketbollit amerikan. Rekordi i mëparshëm mbahej nga Sacramento që në vitin 1991 humbte me 47 pikë dizavantazh që në dy periodat e para ndaj Golden State Warriors. Në fund ajo ndeshje mbyllej 153-91 (62 pikë dizavantazh).
Clippers, që e kishin fituar ndeshjen e tyre të parë të sezonit kundër Denver Nuggets luanin pa Kawhi Leonard, i cili vuajti një lëndim në atë ndeshje.
Ndërkohë të dielën mbrëma, skuadra tjetër e Los Angeles tregoi sërish aftësitë e saj duke mundur 127-91 Minnesota Timberwolves. Kyle Kuzma dhe i përhershmi LeBron James realizuan së bashku 38 pikë 12 zotërime nën tabelë dhe 8 asiste.
Në ndeshjet e tjera Cleveland fituan 118-94 ndaj Philadelphia 76ers, Indiana mundi 108-107 Boston Celtics dhe Golden State Warriors fituan 129-128 ndaj Chicago Bulls.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta