Rënia ekonomike, Zef Preçi: 2020 i krahasueshëm me ‘97, 50 mijë persona humbën vendin e punës

28 Dhjetor 2020 | 11:20

Drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Kërkime Ekonomike, zoti Zef Preçi u shpreh për Euronews Albania se viti 2020 është i krahasueshëm me vitin 1997, sa i përket rënies ekonomike.

“Viti që po mbyllet, 2020 mund të konsiderohet si vit i vështirë, nga më të vështirët e gjithë dekadës dhe në këndvështrimi i rënies ekonomike i krahasueshëm me vitin 1997”, u shpreh zoti Preçi.

“Gjatë këtij viti është vënë re si pasojë e kësaj krize humbja e vendeve të punës, të paktën 50 mijë të punësuarve, sipas raportimeve zyrtare dhe kalimi në status pasiv të dhjetëra dhe mijëra bizneseve. Shërbimet janë tkurrur, konsumi është tkurrur, investimet janë tkurrur dhe fuqia konkurruese dhe eksportuese e ekonomisë është përkeqësuar. Ajo rënia ekonomike e pritshme me 6 % është optimiste dhe shpresojmë që të mos jetë më e thellë”, tha ai më tej.

Sa i përket pyetjes se kur mund të ketë një rimëkëmbje ekonomike, ai tha se kjo do të ndodhë brenda 5 viteve të ardhshme. 

“Fillimi i vaksinimi masiv në vendet e Evropës Perëndimore dhe të shpresojmë dhe në ekonominë tonë, do të jetë një pikë kthese dhe ekonomia do të marrë sinjale pozitive, drejt normalitetit sa i takon sferës së konsumit dhe aktivitetit të shërbimeve. Rimëkëmbja kërkon një periudhë 3-5 vite që ekonomia të vlerësohet që ka shëruar efektet e krizës”, përfundoi ai.

Lexoni gjithashtu:

Turizmi viti zero, 1 mld euro të humbura, kërkohet një vaksinë shpëtimi për pushime

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026