Moti gjatë ndërrimit të viteve, meteorologu Osmani nuk përjashton reshjet e dëborës
Në një intervistë për Euronews Albania meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tregoi se gjatë ndërrimit të viteve do të mbizotërojë moti i qëndrueshëm.
Dita e mërkurë do të jetë në ndikimin e vranësirave që do të krijojnë dhe reshje shiu, kryesisht në zonat perëndimore, ndërkohë që në zonat malore, herë pas here do të ketë dhe reshje dëbore.
“Në datën 31 pritet që pjesa e parë e ditës të jetë nën prezencë të vranësirave të pakta të cilat herë pas here do të krijojnë mundësi për reshje të izoluara shiu. Në zonat malore do të kemi shfaqje të reshjeve të pakta të dëborës por në pjesën e dytë të ditës pritet një përmirësim i kushteve të motit,” – u shpreh Osmani.
Përmirësimi i pjesës së dytë të ditës në 31 dhjetor do të vijojë edhe në ditën e parë të vitit 2021. Ndërkohë, në fundjavë vranësirat do të kthehen përsëri dhe do të gjenerojnë reshje shiu.
Në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, deri në mesjavë do të ketë reshje ndërkohë që gjatë ndërrimit të viteve moti do të jetë i qëndrueshëm.
Sa i përket vlerave termike, të cilat ditën e sotme pësuan ulje, gjatë javës do të luhaten mes -3 gradë në vlerat minimale dhe jo më shumë se 14 gradë në vlerat maksimume.
Në Kosovë e RMV temperaturat do të prekin minimumet deri në -4 gradë dhe maksimumet jo më shumë se 9 gradë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta