Publikohet testamenti i Berlusconi, si u nda pasuria marramendëse e ish-presidentit 

6 Korrik 2023 | 14:07

Në testamentin e publikuar sot të ish-kryeministrit italian të ndjerë, Silvio Berlusconi, thuhet se pjesa më e madhe e kompanisë Fininvest do t’u takojë fëmijëve të tij Piero Silvio dhe Marina Berlusconi.

Së bashku do të zotërojnë 53 për qind të kompanisë, sipas ANSA.

Berlusconi i ka lënë 100 milionë euro vëllait të tij Paolo, po kaq të dashurës Marta Fassina, ndërsa 30 milionë euro i ka dhënë këshilltarit Marcello del Utri.

Përveç shpërndarjes së pasurive, agjencia italiane ka publikuar edhe një mesazh që biznesmeni italian ua ka lënë fëmijëve të tij.

“Faleminderit dhe shumë dashuri për të gjithë ju. Babai juaj”.

Vendimi për shpërndarjen e pronësisë së Fininvest u mor nga biznesmeni në vitin 2006, kur ai përpiloi testamentin e tij të parë.

Në atë kohë, ai deklaroi se Pier Silvio dhe Marina Berlusconi do të merrnin pronësinë e shumicës së kompanisë, por se trashëgimia e tij do të ndahej në mënyrë të barabartë. Pjesa tjetër e pronës do të shpërndahet mes fëmijëve të tjerë – Barbara, Eleonora dhe Luigi.

Asnjë nga fëmijët nuk do të ketë kontroll të drejtpërdrejtë mbi kompaninë siç kishte babai i tyre, thekson ANSA, duke shtuar se noteri do të kryejë të gjitha detyrimet ligjore në orët në vijim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Chatbot-et e inteligjencës artificiale japin këshilla të pasakta dhe të pabesueshme për votuesit

Një studim sugjeron se chatbot-et e inteligjencës artificiale u ofrojnë votuesve udhëzime të pasakta, jokonsistente dhe të pabesueshme, duke i pyetur se cilën parti duhet...
07:40 | 21/07/2026

Franca bën thirrje: Të ndalohet importimi i produkteve nga vendbanimet ilegale në BE

Franca po i bën thirrje BE-së që të ndalojë importimin e produkteve nga vendbanimet e paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha të hënën...
19:32 | 20/07/2026

Franca synon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit para fillimit të vitit të ri shkollor

Ligjvënësit francezë janë në një garë për të gjetur një kompromis që do të lejojë që projektligji për ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga...
14:06 | 20/07/2026