Buxheti i vitit 2021, kalon sot për një lexim të dytë në kuvendin e Kosovës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë sërish sot një seancë plenare në orën 14:00, për të lexuar për herë të dytë projektligjin për buxhetin e vitit 2021.
Projektligji për buxhetin kaloi dje në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës me 64 vota pro, duke u miratuar kështu në parim.
Ndërkohë, me 89 vota pro u miratua marrëveshja ndërkombëtare për impiantin e ujërave të zeza në Gjilan. Ndërsa sot pritet të votohen disa marrëveshje tjera ndërkombëtare.
Qeveria e Kosovës miratoi më 30 tetor buxhetin 2021, i cili planifikon të hyra sipas parashikimeve fiskale 1 miliardë e 885.9 milionë euro ose 97.4 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar.
Shpenzimet buxhetore për 2021 parashikohet të jenë 2 miliardë e 412.6 milionë euro apo 207.6 milionë më të vogla se sa vitin paraprak.
Lexoni gjithashtu:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi