Shpenzimet gjyqësore të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

29 Dhjetor 2020 | 13:30

Mostransparencë totale e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Drejtësisë lidhur me kërkesat dhe shpenzimet e të akuzuarve të Speciales.

Ky është konkluzioni që ka nxjerrë Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili i ka përmbledhur në një raport të gjitha aktet ligjore që u japin të drejtë qytetarëve të Kosovës të dinë se kush nga të akuzuarit kërkon para, sa i kërkon dhe sa ka shpenzuar.

“Duke filluar nga Kushtetuta si akti më i lartë juridik i shtetit të Kosovës e duke vazhduar pastaj edhe në pjesën tjetër normative, përkatësisht të ligjeve të cilave u është referuar vetë Ministria por edhe në vendimet e ish kryeministrit Haradinaj, nuk ndalohet publikimi i faturave apo shpenzimeve që kanë të bëjnë me pagesat e mbrojtësve në këtë proces. Kemi parasysh se këto janë taksa të tatimpaguesve e qytetarëve të Kosovës dhe të njëjtit kanë të drejtë të jenë të informuar kurse Qeveria ka obligim t’i informojë të njëjtit,” – u shpreh Yll Zekaj, menaxher i programit në IDK.

Ndërkohë, kanë mbërritur kërkesat e para të të akuzuarve nga Specialja për ndihmë financiare. Këtë e konfirmoi sot por edhe ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, por pa dhënë shumë hollësi.

“Ne i kemi pranuar disa kërkesa mund të them. Këto kërkesa do të fillojnë të shqyrtohen këtë javë, pasi deri tani kemi pritur verifikimin e AKI-së, të zyrtarëve të cilët do të merren me procesimin e këtyre kërkesave sepse na është dashur që ata të kenë nivelin e verifikimit sekret. Fatmirësisht javën e kaluar AKI-ja e ka përfunduar verifikimin dhe tani kemi certifikatat e këtyre zyrtarëve të dhëna nga AKI-ja,” – tha ministri i Drejtësisë, Selimi.

Divizioni përkatës në këtë ministri ka në dispozicion 20 milion euro për të paguar mbrojtjen e të akuzuarve potencialë, por mostransparenca në ndarjen e parave për të akuzuarit, ngre shumë dyshime.

“Dhe e gjithë kjo mbyllje jep dyshime se mund të vijë deri tek keqpërdorimi i fondeve publike dhe kështu që ne edhe në fund të kësaj analize publike kemi ofruar edhe rekomandime dhe kemi kërkuar nga Ministria e Drejtësisë që të hapet për publikun. Nuk guxon që Ministria e Drejtësisë të krijojë kasaforta për këto shpenzime,” – sqaroi Zekaj

Instituti i Kosovës për Drejtësi deklaron se përveç të tjerave, Ministria e Drejtësisë, nuk ka kthyer përgjigje as në kërkesat e ligjshme për qasje në dokumentet zyrtare, në përputhje  me këtë çështje.

Aktualisht, në Speciale janë shtatë të akuzuar, ku secili ka angazhuar nga një deri në katër avokat, që nuk dihet ende se sa janë paguar apo sa do të paguhen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026