Anëtari i 5-të i Kushtetueses/ Kush është Altin Binaj
Altin Binaj u votua me 96 vota pro nga Parlamenti i Shqipërisë më 17 dhjetor për t’u bërë anëtari i 5-të i Gjykatës Kushtetuese ndërsa më 22 dhjetor u betuara para kreut të shtetit. 40-vjeçari i lindur në Vlorë, është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1992.
Binaj në vitet 1992-1997 ka kryer detyrën e hetuesit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Në vitet 1997 – 2008 ka ushtruar detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ku që prej vitit 1998 ka qenë edhe zv/drejtues i saj.
Gjatë periudhës 2008–2010 ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier kurse në vitet 2010–2013 ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.
Binaj në vitet 2012–2014 ka qenë anëtar i Këshillit të Prokurorisë, si përfaqësues i prokurorive të shkallëve të para, i zgjedhur nga Mbledhja e Përgjithshme e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë.
Në vitin 2013 është emëruar prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, ku në vitet 2014–2015 ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë kundër Krimit Ekonomik, Korrupsionit dhe Krimeve të Rënda ndërsa në vitet 2016–2020 ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Prokurorisë së Apelit Vlorë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta