“Mbi 500 fëmijë”- OKB publikon shifrat civikëve të vrarë në Ukrainë

8 Korrik 2023 | 14:33

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë vënë në dukje një numër të madh të viktimave civile në luftën në Ukrainë, e cila po vazhdon prej 500 ditësh.

Më shumë se 9.000 civilë, përfshirë 500 fëmijë, kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022, tha misioni i OKB-së për të drejtat e njeriut në Ukrainë.

“Sot shënon një fazë të re të zezë në një luftë që vazhdon të shkaktojë humbje të tmerrshme në mesin e civilëve ukrainasë,” tha Noel Calhoun, ndihmës shefi i Misionit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Ukrainë, në një deklaratë të lëshuar të premten, në ditën e 500-të që nga fillimi i luftës, më 24 shkurt 2022.

Edhe pse këtë vit numri i viktimave ishte mesatarisht më i ulët se në vitin 2022, ai filloi të rritet përsëri në maj dhe qershor, thanë vëzhguesit, shkruan rel.

Në një sulm me raketa në Kramatorsk, në lindje të Ukrainës, më 27 qershor, 13 civilë u vranë, duke përfshirë katër fëmijë.

Larg vijës së frontit në Lviv, në perëndim, dhjetë njerëz u vranë në granatimet herët në mëngjesin e së enjtes, në atë që kryebashkiaku e quajti sulmin më të madh në infrastrukturën civile që nga fillimi i pushtimit.

Në atë sulm, 42 persona u plagosën, duke përfshirë tre fëmijë, sipas një raporti të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës të publikuar të premten.

UNESCO njoftoi se ky sulm ishte gjithashtu i pari në një zonë të mbrojtur nga Konventa për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore dhe se në të u dëmtua një ndërtesë historike.

Qytetet Buça, në veri të vendit jo shumë larg Kievit, dhe Mariupol në juglindje, janë bërë simbole të sulmeve të vitit 2023, për të cilat Rusia akuzohet për krime lufte dhe gjenocid.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026