Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të garojë e vetme në zgjedhje
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të hyjë e vetme në zgjedhjet e parakohshme që priten të mbahen në fillim të vitit të ardhshëm.
Megjithatë, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se “vijë të kuqe” pas zgjedhjeve nuk do të ketë për asnjë parti politike.
Ish-kryeministri i Kosovës u shpreh se do të bëjë koalicion vetëm me qytetarët e vendit, ndërsa nuk vendosi të komentonte për mundësitë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve lidhur me postin e presidentit.
“Kemi deklaruar që s’kemi vija të kuqe pas zgjedhjeve, por shkojmë të vetëm në zgjedhje si AAK[…]Aleanca ka koalicion me qytetarin e vendit, me votuesin e gjitha brezave e moshave. Ndërsa për situatën pas zgjedhore e kisha lënë pas zgjedhjeve”, tha ai.
Kështu u shpreh Ramush Haradinaj pas vizitës që pati në Organizatën e Veteranëve të Luftës OVL-UÇK për nder të “Ditës së Veteranit”.
Ai përcolli nderimet për familjet, të cilat dhanë jetën në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“Shprehim respektin për angazhimin për liri gjithë brezave edhe familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve që sot ishin në mesin tonë”, tha ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta