NBA, Milwaukee Bucks shënojnë fitore me rekord historik ndaj Miami Heat

30 Dhjetor 2020 | 09:10

Në fitoren 144-97 ndaj Miami Heat, Milwaukee Bucks vendosi të martën mbrëma një rekord të ri në basketbollin amerikan.

Skuadra nga Wisconsin realizoi plot 29 trepikësha me 12 lojtarë të ndryshëm duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Houston Rockets që në prill 2019 shënonte 27 trepikësha.

Middleton, Holiday dhe DiVincenzo realizuan 66 pikë, 8 zotërime nën tabelë dhe 14 asiste. Ndeshja praktikisht u vulos që në dy periodat e para ku Milwaukee kryesonte me shifrat 83-51 ndërsa në fund diferenca shkoi në 47 pikë.

Në ndeshjet e tjera të së martës, Orlando Magic mundi 118-107 Oklahoma City Thunder duke arritur për herë të parë në 32 vite katër fitore në katër ndeshjet e para të sezonit.

Deri më tani vetëm Orlando dhe Atlanta Hawks mbeten të pamposhtura këtë fillim-sezoni të NBA.

Magic kryesojnë në Konferencën Lindore, ndërsa Los Angeles Clippers kryesojnë Konferencën Perëndimore pas fitores 124-101 ndaj Minnesota Timberwolves.

Në tërësi ra në sy humbja e radhës e Toronto Raptors, që u mposhtën 100-93 nga Philadelphi 76ers. Për kanadezët kjo ishte hera e parë që prej sezonit 2005-2006 që humbasin tre ndeshjet e para të sezonit.

 

Lexoni gjithashtu:

NBA, Los Angeles Clippers pëson humbje turpëruese me 51 pikë dizavantazh

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026