Premier League, Manchester United ngjitet në vendin e dytë falë Marcus Rashford
Me një gol të Marcus Rashford në minutat shtesë Manchester United arriti të fitojë 1-0 përballjen me Wolverhampton e të ngjitet përkohësisht në vendin e dytë të kampionatit anglez.
Të kuqtë e Ole Gunnar Solskjaer nuk i përmendin fjalët “luftë për titull”, mirëpo ata mbeten 2 pikë pas Liverpoolit kryesues.
Që prej humbjes me Arsenalin në fillim të muajit nëntor, United ka fituar shtatë nga nëntë ndeshje në Premier League ndërkohë që Bruno Fernandes vijon të shtojë faktet se ai është lojtari më i volitshëm i shtuar projektit të Solskjaer.
Prej muajit shkurt kur luajti ndeshjen e parë, portugezi është përfshirë direkt në 32 gola – 18 realizime dhe 14 asiste, – më shumë se kushdo lojtar tjetër.
Në ndeshjet e tjera, Arsenali realizoi një tjetër fitore duke i dhënë entuziazëm trajnerit Mikel Arteta.
Pas shtatë javësh pa fitore, Topçinjtë e Londrës fituan derbin me Chelsea dhe i shtuan kësaj kthese edhe fitoren me Brighton të martën mbrëma. Lacazette ishte autor i golit të vetëm dhe i bën bardhekuqtë ta mbyllin vitin me një gjysmë-buzëqeshje teksa Arsenali ngjitet tashmë në vendin e 13-të.
Lexoni gjithashtu:
NBA, Milwaukee Bucks shënojnë fitore me rekord historik ndaj Miami Heat
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq