Cilat janë ndryshimet mes tre vaksinave kryesore anti-COVID?
Tre vaksina COVID-19 nga Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Oxford/AstraZeneca, duket se do të jenë ato më të zakonshmet për europianët.
Ndërsa të gjitha kanë të njëjtin qëllim, ka disa dallime thelbësore duke nisur nga përbërja e tyre deri tek çmimi apo lehtësia e ruajtjes dhe shpërndarjes.
Pfizer/BioNTech dhe Moderna
Vaksina Pfizer njësoj si ajo Moderna përdor teknologjinë inovative të mesazhit RNA. Me pak fjalë, kjo teknologji mëson qelizat tona se si të prodhojnë një proteinë e cila është ajo që e bën sistemin imunitar të reagojë.
Pretendohet se efikasiteti i tyre në luftimin me sukses të COVID-19, deri në 95%, është më i lartë se ai i AstraZeneca.
Sidoqoftë, të dyja janë të kushtueshme.
Pengesa më e madhe e Pfizer është se ajo duhet të ruhet në të ftohtin ekstrem, në temperatura nga -70 gradë deri në -80 gradë. Ndërkohë Moderna mund të qëndrojë për 30 ditë në një temperaturë midis 2-8 gradë por për periudha më të gjata do të duhet të qëndrojë në -20 gradë.
Oxford/Astrazeneca
Krahasuar me Pfizer dhe Moderna, AstraZeneca përdor një teknikë tradicionale të vaksinës, duke përdorur një version të dobësuar të virusit që shkakton ftohjen e zakonshme te shimpazetë.
Ky virus është ndryshuar gjenetikisht me një gjen për një proteinë coronavirus, për të provokuar kësisoj dhe reagimin imunitar të trupit.
Shkalla e efikasitetit të saj është më e ulët, rreth 70% por në kushte të caktuara efikasiteti i saj mund të arrijë deri në 90%.
Vaksina AstraZeneca është shumë më e lirë dhe më e lehtë për t’u ruajtur sesa vaksina e Pfizer.
A janë vaksinat e tjera në rrugën e tyre?
Bashkimi Europian tashmë ka blerë dhjetëra miliona nga këto tre vaksina por nuk janë kandidatet e vetme. Vaksinat e tjera po zhvillohen nga Jonson&Johnson dhe Sanofi.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West